Janë gjetur vezët e pterosaurëve

  • 03 October 2015 - 16:02
Janë gjetur vezët e pterosaurëve

Janë gjetur vezët e një pterosauri, krijesa e cila besohet që para 120 milionë viteve kishte qenë krijesë mbizotëruese në qiell. Fakti interesant për këto vezë është që janë gjetur në formë tredimensionale për dallim nga shumë mbetje të tjera, të cilat gjenden në formë dydimensionale.

‘Këto janë pa dyshim gjetjet më të rëndësishme që janë bërë ndonjëherë sa u përket pterosaurëve’, ka thënë palentologu Zhonghe Zhou. ‘Të pesë vezët e gjetura janë gjetur në formë tredimensionale dhe disa prej tyre janë të kompletuara.’

Vendi në të cilin janë gjetur vezët besohet të ketë qenë një koloni e pterosaurëve, të cilët janë zhdukur si pasojë e një stuhia.