Shihet njeriu duke fluturuar?!

  • 03 October 2015 - 19:32
Shihet njeriu duke fluturuar?!

A ekzistojnë krijesa të ngjashme me njeriun që mund të fluturojnë? Disa dëshmitarë afër qytetit Litëllstaun në Pensilvani thonë “po”. Në fakt, pamjet e humanoidëve që fluturojnë nuk janë aq të rralla, saqë mund të mendoni. Ato janë raportuar nga e mbarë bota, duke përfshirë Meksikën dhe Kilin. Por, për çka bëhet fjalë në të vërtetë? Një dëshmitar rrëfen se, derisa ishte në veturë me familjen, gruaja ishte duke vozitur në një rrugë të errët, derisa ai ishte udhëtari i përparmë, kur vetura bëri një kthesë, gruaja dhe vajzat bërtitën, duke thënë se panë një flutur të madhe sa një njeri. Ato thanë se “gjëja” që fluturonte ishte si një flutur e madhe, pa kokë, që lëvizte shumë shpejt. Dëshmitari tregon se vetë nuk kishte parë gjësend, meqë në ato momente ishte duke shikuar nga dritarja anësore.