Zbulohet dokumenti i FBI-së që pranon se ka alienë

  • 03 October 2015 - 23:54
Zbulohet dokumenti i FBI-së që pranon se ka alienë

Sipas një dokumenti top-sekret të FBI-së, të zbuluar nga entuziastët e UFO-ve, del se alienët ekzistojnë me të vërtetë. Hetuesit në Qendrën japoneze “Hakui” për kërkime të UFO-ve në Tokio, thonë ta kenë zbuluar këtë dokument që dëshmon ekzistimin e jetës jashtë planetit tonë. Dokumenti i FBI-së përmban detaje rreth objekteve fluturuese, të pilotuara nga tre alienë të gjatë. Thuhet se FBI-ja është shumë e shqetësuar rreth këtij zbulimi, meqë ka frikë se në pah do të dalin edhe dokumente të tjera të tilla. Sido që të jetë, në dokumentin e zbuluar më tej thuhet se ishin tri, e jo vetëm një UFO, që ishin parë nga një hulumtues i Forcave ajrore amerikane. Në secilin nga UFO-t gjendeshin nga tre alienë të gjatë e të hollë. Thuhet se UFO-t kishin formë rrethore, me pjesën qendrore më të fryrë.