Katër vendet e frikshme nëpër botë, që do t’ua fusin frikën në palcë

  • 04 October 2015 - 10:34
Katër vendet e frikshme nëpër botë, që do t’ua fusin frikën në palcë

Disa vende në botë kanë reputacion të keq, për shkak të eksperiencave të padëshiruara që i kanë përjetuar njerëzit. Ato janë aq të frikshme saqë askush nuk do të dëshironte të kalonte pranë tyre

1. Shtëpia e Karl Riddle-tImage

Kjo shtëpi fillimisht ka qenë shtëpi funeralesh, derisa në fillim të vitit 1920 shtëpia ishte blerë nga Karl Riddle. Më vonë, njëri nga shërbëtorët e Karl-it ishte vetëvrarë duke e varur veten, ndërsa më vonë ishte bërë e ditur që ai shërbëtor ka qenë një urrejtës i madh i racës njerëzore, andaj edhe çdo njeri që futet brenda kësaj shtëpie terrorizohet nga fantazma e shërbëtorit të vetëvrarë.

2. “Helltown”Image

Pjesa veriore e Samit Kountit në Ohajo njihet si “Helltown” (Fshati ferr), kjo për faktin që në fillim të viteve të 1970-a në atë pjesë ishin vrarë një numër i madh njerëzish. Tani, në këtë zonë gjenden shumë shtëpi të djegura e të braktisura në mesin lisave të mëdhenj, mirëpo askush nuk guxon të futet më në këtë zonë, që ndryshe njihet si fundi i botës.

3. Fshati Stall në KansasImage

Fshati Stall në Kansas të Shteteve të Bashkuara, në fillim të shekullit njëzet, i kishte përjetuar dy tragjedi famëkeqe. Fillimisht, një fermer kishte djegur arën e tij dhe pasi që zjarri ishte fikur e kishte vërejtur edhe kishte djegur edhe të birin e tij. Pa kaluar shumë kohë, një djalë i ri ishte zhdukur në fshat dhe shumë vite më vonë ishte gjetur i varur. Tani fshati është i pushtuar nga fantazmat e këtyre dy djemve, të cilët terrorizojnë këdo që futet në fshat.

4. Rruga e vdekjesImage

Kjo rrugë në Nju Xhersi, që ka një gjatësi prej dhjetë kilometrash, ndërsa në të dyja anët e rrugës gjenden hapësira, të cilat kanë reputacion të keq dhe njihen si Liqe Fantazmash. Në vitin 1990 buzë kësaj rruge ishin gjetur një numër fotografish, në të cilat shiheshin gjëra të çuditshme. Në njërën fotografi mund të shihej një televizion i vjetër i mbuluar me gjak, ndërsa në shumicën e fotografive shiheshin njerëz pa koka.