Sekreti i dhomës së hotelit nr. 217

  • 04 October 2015 - 13:53
Sekreti i dhomës së hotelit nr. 217

 Çka e bën të mirë një tregim rreth fantazmave? Të punësuarit në hotelin “Stanley” kanë menduar shumë rreth kësaj dhe kanë dalë me një zgjidhje mbresëlënëse

Pjesë të lyerjes së murit dhe tapetave nga dhoma famëkeqe e hotelit nr. 217 janë ekspozuar në një vend ku shihen. Një tregim i mirë i fantazmave ka një histori interesante. I tillë është edhe tregimi i fantazmave në lidhje me dhomën 217 të hotelit “Stanley”.

 

ZhvendosjaImage

Freeland O. Stanley u zhvendos në Estes Park me gruan e tij Flora, në fillim të viteve 1900, në kërkim ti shërimit nga TBC-ja. Një shpikës i njohur, Stanley, solli shumë teknologji të reja në Estes Park dhe në hotelin e tij. Ai ndërtoi sistemin e elektricitetit dhe ujësjellësit. Hoteli i tij ishte ndër të parët në Misisipi që kishte rrymë dhe ujë të rrjedhshëm.

Në vitin 1911, dhoma 217 ishte suitë presidenciale, një dhomë në formë të shkronjës L. Në mbrëmjen e 25 qershorit të atij viti, një vetëtimë e ndërpreu furnizimin me rrymë, prandaj të gjithë mysafirët u mblodhën poshtë, derisa stafit iu tha që të ndiznin llambat me acetilen. Kishte rrjedhje të gazit në momentin kur pastruesja Elizabeth Wilson hyri në dhomën 217 me një qiri të ndezur.

 

Shpërthimi

Sapo hyri në dhomë, erdhi deri te një shpërthim i madh, i cili shkatërroi rreth 10% të të gjithë hotelit, tërë krahun perëndimor të tij. Shërbëtorja ra një dhomë më poshtë, duke i thyer dy këmbët, por më pas u shërua nga lëndimet. Pronari i hotelit ia pagoi asaj të gjitha shpenzimet mjekësore dhe, pasi që u shërua, e bëri kryeshërbëtore të hotelit, punë të cilën ajo e bëri deri në vdekje, në vitet 1950. Pas vdekjes së saj, filluan të qarkullonin thashethemet se ajo paraqitej në dhomën 217, duke palosur rrobat e mysafirëve, apo edhe duke ua ndërruar atyre vendin. Nëse në shtratin e dhomës binin të flinin dy persona të pamartuar, atëherë fantazma, shpirti i shërbëtores, paraqitej duke u munduar t’i ndante ata, të flinin ndaras.

 

Laramania e informataveImage

Por, ajo që është interesante, gazetat e ndryshme jepnin informata të ndryshme rreth kësaj ngjarjeje. P.sh. “Denver Times” njoftonte se emri i shërbëtores ishte Elizabeth Lambert dhe se ajo ishte lënduar për vdekje gjatë shpërthimit. Për çudi, askush nga mysafirët nuk ishte lënduar gjatë shpërthimit të fuqishëm. Por, “Colorado Springs Gazette” njoftonte se gjatë shpërthimit ishin lënduar edhe shtatë persona të tjerë.

“Fort Collins Weekly Courier” njoftonte se shpërthimi i acetilenit ishte rezultat i rrethanave të paqarta, meqë asokohe nuk përdoreshin llambat ndriçuese me këtë gaz.

 

Traditë fitimprurëse

Sido që të jetë, tani punëtorët e këtij hoteli organizojnë “turne” të veçanta të mysafirëve, duke ua treguar dhomën 217 dhe mbetjet origjinale të murit dhe tapetave, pasi që kishte ndodhur shpërthimi. Ata fitojnë një milion dollarë në vit nga ky biznes. Mirë, apo jo?