Fotot më bindëse të fantazmave, që janë bërë ndonjëherë (2)

  • 04 October 2015 - 23:00
Fotot më bindëse të fantazmave, që janë bërë ndonjëherë (2)

Tregimet për fantazma janë shumë të frikshme, mirëpo, kur ato argumentohen edhe me fotografi, frika e tmerrimi kalojnë në një nivel tjetër

Ferma e pushtuar

Pasi që fotografi Neil Sandbach kishte nxjerrë disa fotografi nga një fermë në Angli, ai ishte befasuar shumë kur, në prapaskenën e njërës prej fotografive të nxjerra, kishte parë fantazmën e një djaloshi të vogël. Kur ai i kishte pyetur pronarët e fermës për fantazmën, ata i ishin përgjigjur duke thënë që fantazmën në fjalë e kishin parë disa herë gjatë jetës së tyre, mirëpo që paraprakisht nuk kishin arritur ta argumentonin.

Image

Kur karrigia elektrike bëhet edhe më e frikshme

Karrigia elektrike është një objekt shumë i frikshëm, për shkak të faktit se në të vriten shumë njerëz, mirëpo karrigia elektrike di të bëhet edhe më e frikshme, kur thuhet se në të qëndron ulur një fantazmë. Shumë vite më parë, inxhinieri i quajtur Fred Leuchter ishte angazhuar që ta modifikonte një karrige elektrike dhe pasi që e kishte çuar karrigen në shtëpi, para se t’i niste punës ai i kishte bërë disa fotografi. Në fotografinë e bërë nga ai shihen disa orbita, që thuhet të përfaqësojnë shpirtrat e të vdekurve bashkë me një dorë të tejdukshme.

Image

Fantazma e vajzës, që u fotografua në lumë

Kim Davison ka qenë duke e shijuar notimin në lumin Lokjer në Kuinsllënd të Australisë, baskë me një shoqe të saj dhe tre fëmijë në vitin 2014. Ata kishin vendosur që ta bënin një fotografi, për ta ruajtur si kujtim, mirëpo, pasi që kishin shkuar në shtëpi dhe kishin filluar t’i shikonin fotografitë, Kim dhe shoqja e saj ishin befasuar kur kishin vërejtur figurën e një fëmije tjetër, në afërsi të tyre. Pas shumë hulumtimesh, ishte bërë e ditur që një vajzë trembëdhjetëvjeçare kishte vdekur në atë lumë para rreth njëqind vjetësh.

Image

Fantazma e djaloshit në shtëpinë e pushtuar në Amitivill

Kushdo që e ka parë filmin ‘The Amityville Horror’ e di që filmi është i bazuar në ngjarje të vërteta. Familja DeFeo kishte jetuar në këtë shtëpi, ndërsa i biri më i madh i familjes, Ronald-i, kishte vrarë prindërit e tij dhe katër vëllezërit dhe motrat më të vegjël, duke e fajësuar një shpirt të lig për veprimet e tij. Si rrjedhojë, për vite të tëra është diskutuar, nëse shtëpia është e pushtuar apo jo, deri së fundmi kur një fotograf që ishte futur në shtëpinë në fjalë për një ekspeditë kishte arritur ta fotografonte fantazmën e një fëmije. Në fotografi shihet një djalosh, që qëndron prapa shkallëve, për të cilin thuhet se përngjan me njërin prej fëmijëve të familjes DeFeo.

Image

(Kosova Sot)