Disa nga objektet më të pushtuara nga fantazmat në Kanada

  • 06 October 2015 - 11:45
Disa nga objektet më të pushtuara nga fantazmat në Kanada

 

Kanadaja është një vend shumë i bukur i mbushur përplot me monumente kulturore, mirëpo disa nga objektet e Kanadasë, përveç bukurisë që ngërthejnë, bartin me vete edhe tregime interesante, disa prej së cilave shumë të frikshme. Lexoni për të kuptuar se cilat nga vendet e Kanadasë janë të pushtuara nga fantazmat.

1. Hoteli ‘Fairmont Empress’Image

Hoteli ‘Fairmont Empress’ është ndërtuar në një periudhë kohore prej katër viteve, 1904-1908, në vendin e njohur si Kolumbia Britanike. Kjo përudhë e gjatë e ndërtimit arsyetohet me bukurinë e këtij hoteli. Mirëpo, përveç bukurisë së tij, ky hotel është i njohur edhe për fantazmat, të cilat e kanë pushtuar, si dhe për zërat e çuditshëm që mund të dëgjohen brenda tij.

Klientët e këtij hoteli kanë raportuar për pamjet e fantazmës së një plaku, i cili sorollatet nëpër hotel duke kërkuar dhomën e tij. Disa të tjerë kanë raportuar për shfaqjen e fantazmës së arkitektit, i cili e ka projektuar hotelin, Francis Rattenbury.

Fantazma e Francis-it duket shumë e mërzitur, pasi që dihet që ai ishte vrarë në Angli nga i dashuri i gruas së tij. Si duket arkitekti sillet nëpër hotel për të kërkuar ditët e tij të lumtura.

Pamja magjepsëse dhe historitë e shumta të fantazmave e bëjnë këtë hotel të jetë njëri nga objektet që duhet vizituar patjetër.

2. Burgu ‘Kingston’Image

Pak kohë pasi që ishte hapur në vitin 1835, burgu i një province në Kanada shpejt është shndërruar në një vendbanim të mijëra të burgosurve dhe më vonë në vitin 1867 ky burg e ka marrë emrin ‘Burgu Kingston’. Në kohën e mbylljes së tij, në vitin 2013, ky burg ishte ndër burgjet më të vjetra në botë, i cili është përdorur vazhdimisht.

Ndonëse ky burg ka pasur kryesisht të burgosur meshkuj, në fillim kur është hapur ai ka qenë i mbushur edhe me femra dhe me fëmijë, të cilët janë dënuar në mënyra të ndryshme. Të burgosurit e ekzekutuar varroseshin në afërsi të burgut. Para mbylljes së këtij burgu është raportuar për shumë shfaqje të fantazmave të të burgosurve, më e famshmja nga të cilat ka qenë e një të burgosuri, i cili ishte vrarë nga një roje e burgut.

3. Bujtina në OtavaImage

Burgu, i cili gjendej mbi kufomat e të burgosurve të djegur dhe të varrosur, ishte i njohur për dhunën e madhe që ishte ushtruar mbi të burgosurit e tij. Kjo ndërtesë ka shërbyer si burg prej vitit 1862 deri në vitin 1972, kur ishte mbyllur për t’u rihapur sërish si bujtinë. Tani ajo ende funksionon si bujtinë dhe vizitorët e saj raportojnë për raste të shpeshta të shfaqjes së fantazmave të ndryshme, disa prej së cilave të gjymtuara dhe shpesh dëgjohen zëra të çuditshëm, të cilët vijnë nga çdo skaj i objektit. Fantazmat e të vdekurve shumë shpesh i bëjnë shoqëri vizitorëve gjatë kohës kur ata janë në gjumë.

Vizitojeni këtë bujtinë dhe ngjituni në katin më të lartë për të parë objektet me të cilat janë ekzekutuar të burgosurit, ato ende qëndrojnë si monumente brenda bujtinës.

4. Spitali i psikiatrisë, ‘Riverview’Image

Nëse nuk e keni shikuar ende filmin ‘Grave Encounters’, atëherë ndani pak kohë për të shikuar këtë film, pasi që ai është shumë i frikshëm. Ky film është filmuar në spitalin e të çmendurve me pamje nga lumi. Spitali ‘Riverview’ përbëhet nga një numër i madh i ndërtesave, shumica e të cilave janë ndërtuar gradualisht, mirëpo ndërtesa më e vjetër e këtij kampusi është shumë e njohur për shfaqjen e fantazmave. Që prej kur ishte hapur si spital, në vitin 1913, kjo ndërtesë ka qenë dëshmitare e një numri të madh të fantazmave, të cilat u janë shfaqur njerëzve të ndryshëm. Ky spital jo vetëm që është shumë i frikshëm, mirëpo ofron material për realizimin e shumë filmave të zhanrit horror.

(Kosova Sot)