Shenjat që tregojnë për ekzistencën e aktiviteteve paranormale në shtëpinë tuaj

  • 06 October 2015 - 15:23
Shenjat që tregojnë për ekzistencën e aktiviteteve paranormale në shtëpinë tuaj

Përcaktimi i dallimit në mes të aktivitetit mbinatyror dhe aktivitetit të fantazma është një mision i vështirë. Aktiviteti i fantazmave është rezultat i energjisë shpirtërore, ndërsa aktiviteti mbinatyror, është rezultat i akumulimit të energjisë psikike, që zakonisht akumulohet nga një person. Shumë shpesh ndodh që nëpër shtëpi, kryesisht nëpër shtëpitë e vjetra, të vërehen aktivitete mbinatyrore. Zërat, lëvizjet dhe aromat e ndryshme mund të jenë shenjë që shtëpia juaj është bërë viktimë e aktiviteteve mbinatyrore. Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga shenjat që mund të tregojnë që shtëpia juaj është pushtuar nga aktivitetet mbinatyrore, mirëpo edhe nëse përjetoni ndonjërën prej shenjave të mëposhtme, nuk keni pse të vini në përfundim që shtëpia juaj është e pushtuar

  1. Zhdukja e objekteve

 

Me siguri që ju ka ndodhur që t’i lëni çelësat e makinës në vendin ku zakonisht i lini, dhe pas një kohe, kur keni shikuar për ta, nuk keni arritur t’i gjeni. Më pas, ndonëse keni organizuar një kërkim deri në detaje, ju nuk keni arritur t’i gjeni çelësat. Ndërsa, pas një kohe të caktuar – ndoshta pas disa ditëve – ju keni parë që çelësat janë në vendin ku ju i lini zakonisht, ose në një vend ku kurrë në jetë nuk do t’i kishit lënë.

 

  1. Lëvizja e objekteve

Nganjëherë ndodh që derisa jeni duke shikuar televizion, një kuti e mbushur me gjësende ose një pako çipsash të lëviz nga skaji i tavolinës dhe të bie në tokë. Ose, në momentin kur jeni duke diskutuar me zë të lartë me vajzën tuaj adoleshente, në momentin kur vajza juaj bërtet më të madhe, librat të lëvizin brenda dollapit të tyre, sikur t’i jenë përgjigjur zërit të lartë të vajzës suaj. Lëvizja e tillë e objekteve mund të jetë shumë dramatike dhe shumë shpesh vjen si pasojë e ndikimit të objekteve mbinatyrore.

  1. Aromat e çuditshme

Ndonëse askush në shtëpinë tuaj nuk thith duhan, ka mundësi që ndonjëherë t’u ketë ndodhur që të nuhatni aroma të çuditshme. Natyrisht, këto aroma të çuditshme mund të jenë futur në shtëpinë tuaj nga ambienti i jashtëm, mirëpo, ekspertët e dukurive paranormale kanë thënë që aromat e çuditshme në ambientet shtëpiake shumë shpesh janë tregues për praninë e shpirtrave, fantazmave apo dukurive të tjera paranormale.

  1. Problemet elektrike

Nganjëherë ndodh që kur të jeni kthyer nga puna ose nga shkolla, të hyni në dhomën e ndejës dhe të bëheni dëshmitarë të dukurive paranormale. Njëri nga këto raste mund të jetë ndalja apo ndezja e poçit elektrik, pa e prekur askush, apo ndezja e televizionit apo radios në pikë të natës, në një vend ku askush nuk do të kishte mundësi ta prek.

  1. Sulmet fizike

Shenja më e rrezikshme që mund të shërbejë si paralajmërim për praninë e fantazmave është sulmi fizik. Ndodh që fëmijët shumë shpesh të shkojnë e të qajnë pa pushim, në ndonjë skaj të shtëpisë, ndërsa, kur ju i pyesni pse po qan, ai/ajo nuk di të japë ndonjë përgjigje racionale. Në fakt, dukuritë e tilla mund të ndodhin si pasojë e ndonjë sulmi nga shpirtrat që nuk mund t’i shihni!