Rastet kur njerëzit janë kthyer nga ajo botë

  • 06 October 2015 - 18:16
Rastet kur njerëzit janë kthyer nga ajo botë

Kthimi nga të vdekurit

Këto rrëfime nuk janë skenarë të Stephen King-ut, por ngjarje të vërteta, të cilat janë përjetuar nga njerëz nga vende të ndryshme të botës

Kthehet nga të vdekurit për ta përgatitur drekën  
Image

Kinezen Li Xiuefeng e kishin shpallur të vdekur, pasi që trupi i saj ishte gjetur në dhomën e gjumit, pa asnjë shenjë për jetë, me një plagë të dukshme në kokë. Ata e vendosën në tabut, por për fat nuk e mbyllën atë me vida. Pas gjashtë ditëve, plaka doli nga alivanosja e thellë dhe doli nga arkivoli. Planet për varrosjen e saj ishin dakorduar. Një ditë para varrosjes familjarët dhe miqtë ishin mbledhur në shtëpi, por e gjetën arkivolin e zbraztë. Ata e gjetën gjyshen pranë shporetit, duke përgatitur drekën. Ajo nuk e kishte të qartë pse e shikonin të gjithë me habi.


Prostituta “vdes në detyrë”Image

Një prostitutë nga Zimbabveja, emri i së cilës për shkaqe të kuptueshme kurrë nuk u bë i njohur, kishte mbetur pa ndjenja gjatë takimit me një klient në hotel. Klientin e kishte kapluar paniku, prandaj e kishte thirrur policinë. Policia kishte ardhur dhe, në momentin kur e kishin vendosur trupin e prostitutës në arkivol, kjo e fundit ishte zgjuar, duke bërtitur: “doni të më vrisni, doni të më vrisni”! Mysafirët dhe stafi kishin ikur të tmerruar nga frika.


Zgjohet pas qëndrimit treditor në morgImage

Një ruse 61-vjeçare mjekët dy herë e kishin shpallur të vdekur, por që të dy herë gabimisht. Hardy Lyudmila Steblitskaja ishte dërguar në spital, pasi që nuk ndihej mirë, e pasi që në vizitë i kishin shkuar vajza dhe mbesa, atyre iu ishte thënë se Lyudmila kishte vdekur. Vajza kishte filluar përgatitjet për varrim dhe kishte shkuar në morg për ta marrë trupin e nënës. Mjekët i kishin thënë të priste, meqë ende nuk i ishte bërë obduksioni. Por, në ato momente i ishte afruar një mjek i frikësuar, duke i thënë se nënën e kishte ende gjallë dhe se ajo donte të bisedonte me të. një vit më vonë, përsëri ishte shpallur e vdekur nga mjekët, por ishte “ringjallur” pas vetëm disa orësh.


Djali zgjohet në arkivolImage

Djaloshi dyvjeçar brazilian u kthjell derisa gjendej të arkivolin e hapur, u ul dhe më pas kërkoi ujë, në mënyrë që më pas të shtrihej sërish për t’u dukur i pajetë. Në rastin i cili dukej tepër i pamundur, që të jetë i vërtetë, Kelvin Santos kishte pushuar së marri frymë si pasojë e komplikimeve të kalljes së mushkërive. Ishte supozuar se ai kishte vdekur në një spital në Brazil, në orën 19:40 minuta. Të nesërmen ishte planifikuar varrimi, e vetëm një orë para varrimit Kelvini ishte zgjuar duke thënë “baba, dua ujë”. Por, pasi që ishte shtrirë në arkivol për herën e dytë, djaloshi me të vërtetë kishte vdekur.