U zhduk 23 vjet më parë dhe askush nuk e pa më

  • 06 October 2015 - 22:12
U zhduk 23 vjet më parë dhe askush nuk e pa më

Përpos karrierës së modeles, Tammy Lynn Leppert kishte filluar edhe karrierën në Hollivud. Ajo tanimë ishte paraqitur në disa filma, ku më së shumti kishte rënë në sy roli i saj në filmin "Scarface" me aktorin Al Pacino. Në një ndejë të mbajtur në vitin 1982 ndodhi diçka që askush nuk kishte mundur ta kuptonte. Tammy filloi të shfaqte shenjat e paranojës, si dhe të bëhej e dhunshme. Një sjellje e tillë ishte përsëritur edhe gjatë xhirimit të filmit "Scarface". Gjatë një skene tërësisht brutale, Tammy kishte përjetuar një krizë nervore dhe bëhej histerike sa herë që shihte gjak. Më pas kishte qëndruar një kohë në psikiatri. Më 6 korrik të vitit 1983, derisa ishte në veturë me një mik të vetin, pas një grindjeje me të Tammy del nga vetura, për të mos u parë kurrë më. Është interesant fakti që policia kurrë nuk e kishte konsideruar mikun e saj si të dyshuar, edhe pse ai kishte qenë i fundit që e kishte parë atë të gjallë dhe përkundër pretendimeve të nënës së vajzës, e cila tregonte që e bija i kishte thënë se i frikësohej atij miku.

(Kosova Sot)