NASA teston një robot për kapjen e alienëve

  • 07 October 2015 - 09:23
NASA teston një robot për kapjen e alienëve

Shkencëtarët në laboratorin e NASA-s, “Jet Propulsion”, janë duke testuar një version fillestar të një roboti nënujor i cili një ditë do të mund të përdoret për kërkimin e jetës jashtëtokësore, duke eksploruar oqeanet në planetët e tjerë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Revista “Time” shpjegon se ky prototip, i quajtur shkurtimisht BRUIE, “operon me anë të lidhjes satelitore dhe është i përgatitur të depërtojë nën akullnaja, duke transmetuar matjet te shkencëtarët dhe duke vlerësuar se a ka në atë vend forma të jetës, apo thënë ndryshe, qenie të gjalla.

Astrobiologu i NASA-s, Kevin Hand, ka deklaruar për “National Geographic” se kjo është hera e parë që një pajisje e tillë dirigjohet me anë të lidhjes satelitore. Një ekip shkencëtarësh tash vonë e kanë testuar këtë pajisje në liqenet e ngrira të Alaskës. Planifikohet që ky robot, kur të vijë koha, të dërgohet në ndonjë trup qiellor, sikur që është sateliti natyror i Jupiterit - Evropa, psh. 

(Kosova Sot)