Fantazma në një dyqan veshjesh

  • 08 October 2015 - 23:23
Fantazma në një dyqan veshjesh

Pronarja Katy Duplock e bleu dyqanin “Party Shop” në Flintshajër të Uellsit katër vjet më parë dhe, që nga ajo kohë, Katy ka qenë dëshmitare e një numër dukurish të pazakonshme, duke përfshirë edhe zhurmat, pamjet e një “mjegulle” misterioze në qilar e deri te njoftimet rreth një fytyre të fëmijës që shikon nga dritarja. Banorët lokalë besojnë se bëhet fjalë për shpirtin e një vajze të vogël, të quajtur Sarah, mbetjet skeletore të së cilës janë gjetur të varrosura në bodrumin e asaj ndërtese, shumë vjet më parë.
"Sa herë që na humb ndonjë gjë, ne e lusim Sarah-në që të na ndihmojë dhe, për pak minuta, e gjejmë atë që na ka humbur”, thotë Duplock. Ajo shton se shpirti është miqësor, prandaj nuk i pengon prania e tij.

(Kosova Sot)