Pamje e grupeve të jashtëtokësorëve në Japoni

  • 09 October 2015 - 10:13
Pamje e grupeve të jashtëtokësorëve në Japoni

Naha është kryeqyteti i Ishujve Okinava, që janë pjesë e Japonisë. Ajo ka popullsi pres 300.000 banorëve, mirëpo fakti interesant për këtë qytet është se më 23 janar 2014 në qiellin e këtij qyteti janë vërejtur drita të mëdha, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dritat qëndronin në pozitën e njëjtë për 15-20 minuta dhe pastaj lëviznin në trajektore të drejtë, duke krijuar forma të trekëndëshave. Gjatë kohës kur ishin në lëvizje ato krijonin një pamje të mahnitshme she ndriçonin edhe më shumë.

Paraqitja e dritave të tilla nëpër zonat e mbipopulluara është bërë një fenomen i shpeshtë. UFO-t mund të qëndrojnë të fshehura dhe të na shikojnë ne nga ndonjë pozicion që ne nuk i shohim, mirëpo si duket dëshirojnë të tregojnë për prezencën e tyre dhe formimi i këtyre trekëndëshave mund të jetë një formë e tyre e përshëndetjes. 

(Kosova Sot)