Zilja e çuditshme e gjetur në qymyr!

  • 09 October 2015 - 10:15
Zilja e çuditshme e gjetur në qymyr!

Në vitin 1944, një djalosh dhjetëvjeçar i quajtur Newton Anderson gjuajti një copë qymyri në bodrumin e shtëpisë, me ç’rast pa se, brenda copës së qymyrit, gjendej një zile e çuditshme. Besohet se qymyri, i cili ishte nxjerrë në Virxhininë perëndimore, ishte 300 milionë vjet i vjetër. Çka bën një zile e tillë në një ambient kaq të vjetër? Sipas shkencëtarit Norm Sharbaugh, kjo zile daton nga periudha para Vërshimit biblik, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Më pas zilja është analizuar në laborator, me ç’rast është parë se ajo përbëhet nga një përzierje e çuditshme e metaleve, të paparë ndonjëherë në kohët moderne (duke përfshirë edhe bakrin, zinkun, arsenin, jodin, si dhe selenin). Është interesant fakti se, në majë të dorëzës së ziles, shihet një krijesë e ngjashme me demonin. E frikshme, apo jo? 

(Kosova Sot)