Rusi dëshiron ta konfirmojë shkuarjen e njeriut në Hënë

  • 09 October 2015 - 17:04
Rusi dëshiron ta konfirmojë shkuarjen e njeriut në Hënë

Vitaly Yegorov ia ka dalë që të mbledhë më shumë se 1 milion rubla online, me qëllim të financimit të një misioni të ri në Hënë. Ky njeri është zhgënjyer aq shumë nga teoritë e konspiracionit që sugjerojnë se lansimi i “Apollo”-s në Hënë ishte mashtrim. Për këtë shkak, ai ka vendosur që, njëherë e mirë, ta tregojë vërtetësinë e kësaj teorie. Me mbështetjen nga një grup inxhinierësh, Yegorov filloi një kampanjë për të mbledhur para për ndërtimin e një sateliti, i cili do të sillej rreth Hënës, për të bërë fotografi të rezolucionit të madh në vendet e lansimit të “Apollo”-s. Derisa fondet e grumbulluara deri më tani nuk do të mjaftojnë për ta ngritur satelitin lart, ato do të ndihmojnë që të sigurojnë se etapa kërkimore e misionit do të përfundojë mirë. Ky mision mund të kushtojë nga 5 deri në 10 milionë dollarë.

(Kosova Sot)