Inteligjenca artificiale, fëmijë 4-vjeçar

  • 10 October 2015 - 17:31
Inteligjenca artificiale, fëmijë 4-vjeçar

Shkencëtarët amerikanë thonë se inteligjenca artificiale ende nuk është as e përafërt me atë të njerëzve të rritur. Në fakt, sipas tyre, kjo inteligjencë artificiale është në nivel të asaj të një fëmije katërvjeçar.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti në Illinoi, Çikago, ka publikuar rezultatin e testit të bërë në shtator, në sistemin e inteligjencës artificiale "Koncept.Net". Sipas rezultateve të publikuara, kompjuteri ka dëshmuar diturinë e një fëmije 4-vjeçar. Sipas kërkuesve shkencorë, ky është një rezultat i dobët kur krahasohet me rezultatet kur inteligjencën e fëmijës shtatëvjeçar. Është parë se gjysma e britanikëve janë të shqetësuar rreth përparimit të inteligjencës artificiale, ku kësaj i kanë kontribuar me të madhe filmat dhe librat e ndryshëm.