Vajza peruane pushtohet nga aplikacioni në celular

  • 12 October 2015 - 20:26
Vajza peruane pushtohet nga aplikacioni në celular

Nëse keni menduar që gjëja më e keqe që mund t’ju ndodh nga celulari juaj është ta merrni ndonjë mesazh apo thirrje kërcënuese, atëherë e keni shumë gabim, e këtë gjë më së miri ua dëshmon rrëfimi për vajzën nga Peruja, e cila ishte pushtuar nga djajtë, si pasojë e instalimit të një aplikacioni - ‘Ouija’ – në celularin e saj.

Sipas dëshmitarëve, tetëmbëdhjetëvjeçarja Patricia Quispe nga Peruja e kishte shkarkuar këtë aplikacion, pasi ishte nxitur nga shoqëria e saj. Meqë aplikacioni ishte instaluar në celularin e saj, ajo kishte filluar të luante lojën e rrezikshme, bashkë me shoqërinë e saj dhe pasi ndeja kishte marrë fund, ajo kishte shkuar në shtëpi, ku prindërit e kishin vërejtur që vajza e tyre po sillej çuditshëm, duke nxjerrë shkumë nga goja e duke bërtitur me të madhe. Madje edhe personaliteti i saj kishte ndryshuar, sikurse që kishte ndryshuar edhe zëri i saj, duke u bërë shumë i llahtarshëm, gjë që linte të kuptohej se djalli ishte futur në trupin e saj.

(Kosova Sot)