NASA: Planifikojmë kolonizimin e Marsit

  • 13 October 2015 - 19:44
NASA: Planifikojmë kolonizimin e Marsit

Në raportin më të ri të NASA-s, theksohet sesi NASA dhe bashkëpunëtorët e saj, me vite të tëra janë në kërkim të asaj se a është e mundshme jeta jashtë Tokës. Partnerët e saj me vite të tëra punojnë në zbulimin e asaj e a mundet Marsi një ditë të jetë vend i përshtatshëm për të jetuar njerëzit.

NASA ka bërë të ditur se, gjatë dekadave në vijim, planifikon krijimin e kolonive të njerëzve në Mars. Në dokumentin zyrtar përmenden fazat e caktuara, të cilat do të duhet të çojnë deri te kolonitë e pavarura njerëzore në planetin e kuq. Kolonitë e njerëzve do të duhej të shkonin aty për të mbetur, e jo për t’u kthyer.

(Kosova Sot)