Një rast i pushtimit nga djajtë, i dokumentuar edhe nga shkenca

  • 13 October 2015 - 22:47
Një rast i pushtimit nga djajtë, i dokumentuar edhe nga shkenca

Një grua amerikane, e cila kishte qëndruar pezull, kishte demonstruar fuqi paranormale psikike dhe fliste në gjuhë të huaja, të cilat më parë nuk i kishte ditur, sipas vlerësimit zyrtar të bordit të profesorëve të psikiatrisë nga Kolegji mjekësor i Nju-Jorkut, ishte e pushtuar nga djajtë. Gruaja e panjohur, me një histori të gjatë të përfshirjes në grupe satanike, ishte vështruar nga një ekip i priftërinjve, dhjakëve, disa avokatëve, psikiatërve, murgjve, ku disa prej tyre po ashtu kishin edukim psikiatrik, u ngrit në ajër duke qëndruar pezull, derisa objektet në atë dhomë filluan që të fluturonin. Këtë e konfirmoi edhe Dr. Richard E. Gallagher, i cili dokumentoi rastin në revistën “New Oxford Review”. “Herë pas here, në praninë tonë, Julia kalonte në trans. Edhe pse pacientët psikiatrikë shpesh kalojnë në trans, transi i Julias ishte i veçantë, meqë ai përcillej me kërcënime të ndryshme: “Lëreni këtë! Kjo është me ne, ju priftërinj imbecilë”, etj.

(Kosova Sot)