Një rrjet gjigant i merimangave tmerron një qytet të tërë

  • 24 November 2015 - 21:12
Një rrjet gjigant i merimangave tmerron një qytet të tërë

Një rrjet gjigant i merimangave që përfshin një sipërfaqe prej gati 1 km, me mijëra merimanga në të, është paraqitur brenda natës mbi një qytet. Banorët e këtij qyteti thonë se këto merimanga shihen gjithandej në dyert dhe dritaret e tyre, duke hyrë edhe nëpër shtëpia, sikur në filmat e tmerrit. Disa të tjerë thonë se me orë të tëra kanë vrarë merimanga, por ato përsëri paraqiten në një numër të madh. Ky invadim ka ndodhur në Memfis të Tenesisë, të premten. Banorët kanë frikë se speciet e panjohura të merimangave mund të jenë të rrezikshme dhe për këtë shkak kanë apeluar te autoritetet që të reagojnë.

Frances Ward thotë: "Kur u zgjova në mëngjes, pash merimanga në tërë derën time, e më pas filluan që të hynin edhe brenda”.

Debra Ward shton: "Nuk mund të qëndrojmë as brenda, meqë gjithandej ka merimanga. Ka një orë që jemi marrë vetëm me vrasjen e merimangave”.

 

(Kosova Sot)