Katër njerëz varrosen të gjallë në Çarlston

  • 25 November 2015 - 09:26
Katër njerëz varrosen të gjallë në Çarlston

Varrosja e njerëzve për së gjalli ka qenë një dukuri shumë e pranishme në të gjitha epokat e historisë. Në kohën e viktorianizmit, varrosja e njerëzve për së gjalli ka qenë një dukuri shumë e natyrshme dhe shumica e njerëzve kanë jetuar me frikën se mos do varrosen për së gjalli nga të tjerët. Me kalimin e kohës, kjo praktikë është ndryshuar, pasi që më vonë, gjatë shekullit të 18-të, njerëzit varroseshin për së gjalli në funerale të qelqit dhe përdoreshin për atraksion të turistëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një dukuri e tillë është raportuar të ketë ndodhur në qytezën e Çarlstonit, ku katër njerëz ishin varrosur në një funeral të madh dhe ishin të ndarë nga njëri-tjetri me dërrasa prej druri. Ata ishin dy femra dhe dy meshkuj, të gjithë në mes të moshës 20-30-vjeçare. Pasi që kishin qëndruar për 24 orë të ngujuar në dhe ata kishin mbetur të tmerruar për disa ditë për shkak të zërave të çuditshëm, të cilët i kishin dëgjuar në varr. 

(Kosova Sot)