Në Karpate gjendet një dragua-mumie

  • 25 November 2015 - 11:16
Në Karpate gjendet një dragua-mumie

Dragonjtë dhe kuçedrat gjithmonë i kemi konsideruar si krijesa përrallore, jo reale. Por, si duket, përrallat janë shumë më shumë të bazuara në realitet, sesa që kemi menduar ndonjëherë. Kur ishin gjetur mbetjet e ngrira të një kafshe të panjohur në malet e Karpateve, Dr Jack Tanner dhe dy kolegë të tij, kishin marrë përsipër detyrën që ta ekzaminonin atë mostër. Me atë rast ata konstatuan se bëhej fjalë për një dragua.

Në zyrën e tij, Dr. Tanner studioi fotografitë e bëra gjatë një zbulimi të ri në Romani. Disa mbetje njerëzore, që datonin nga mesjeta, u gjetën në një shpellë në malet e Karpateve, në Rumani. Me këtë rast ishin zbuluar edhe mbetje të një kafshe. Autoritetet rumune kërkuan nga muzeu që ta studionte këtë gjetje, dhe kështu Tanneri e mori përsipër këtë detyrë.