Një UFO e fotografuar në qiellin e Britanisë

  • 25 November 2015 - 12:45
Një UFO e fotografuar në qiellin e Britanisë

Një dëshmitar ka fotografuar atë që duket të jetë një UFO në formë pjate, duke fluturuar mbi qytetin anglez të Mançesterit.

John Hindley gjendej në shtëpinë e mikut të tij në Midëllton, Mançester. Ai u zgjua përafërsisht në orën 10:00 dhe, menjëherë sikur hetoi diçka që e tërhiqte kah dritarja. Kur e pa objektin e çuditshëm, Hindley mori celularin e tij dhe bëri disa fotografi. Në ato fotografi shihet një objekt shkëlqyes në formë pjate, që fluturon mbi qytet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas disa burimeve, ky UFO qëndroi në pozicionin e njëjtë për rreth gjysmë ore, para se të zhdukej. Hindley thotë se edhe kur i kishte shikuar fotografitë, e kishte ndier po atë tërheqje të cilën e kishte ndier kur gjendej objekti në qiell. Disa media të tjera thonë se Hindley as që e kishte ditur se çka kishte fotografuar, derisa i kishte shikuar fotot.

(Kosova Sot)