Zhduket i vdekuri nga varri!

  • 25 November 2015 - 20:15
Zhduket i vdekuri nga varri!

Nga varrezat e familjes Vidiq nga Mostari i Bosnjës  është zhdukur trupi i pajetë, i Davorko Vidiqit, i cili ishte varrosur këtu disa muaj më parë.
Familja Vidiq ka bërë me dije se ndihen të tronditur, meqë nuk e dinë se kujt mund t’i është dashur, në fakt çka mund t’i jetë dashur dikujt trupi i pajetë i të afërmit të tyre. Ata tregojnë se kishin zakon ta vizitonin rregullisht varrin e të ndjerit, derisa një ditë kishin vërejtur se mungonte kryqi me emrin e tij. Ata kishin menduar se kjo ishte vepër e ndonjë vandali, prandaj nuk kishin reaguar fare. Më pas kishin vërejtur edhe kapakun e varrit, paksa të lëvizur, por kurrë nuk iu kishte shkuar në mend se çka mund të kishte ndodhur. Kur një i afërm i familjes kishte propozuar që, për çdo rast, ta largonin kapakun dhe të shikonin brenda, ata kishin mbetur të shastisur kur kishin parë se aty nuk gjendej as tabuti, e as i vdekuri. Ata thonë se nuk mund të qetësohen derisa ta gjejnë trupin e të afërmit të tyre.

(Kosova Sot)