Lideri i çmendur i kultit e mbante vajzën të lidhur

  • 25 November 2015 - 22:11
Lideri i çmendur i kultit e mbante vajzën të lidhur

Lideri i një kulti, sekti fetar, besonte për veten e tij se do ta sundonte botën dhe se, në fakt, ishte përzierja e Aragornit nga “Lord of the Rings” dhe e Harry Potterit. Në gjykatë është dëgjuar dëshmia e vajzës së tij, e cila tha se 30 vjet ishte mbajtur e lidhur, e ngujuar, derisa shpesh ishte objekt i keqtrajtimeve dhe vuajtjeve.
75-vjeçari Aravindan Balakrishnan e lejonte atë vetëm që të lexonte libra të Tolkinit dhe J.K. Rowling, meqë ai identifikohej me personazhet kryesore të këtyre filmave, Harry Potter dhe Aragorn.

Qëllimi i Balakrishnanit kishte një të metë të madhe: E bija e identifikonte me personazhet negative të këtyre filmave, e veten e shihte si Frodi dhe Harry, duke dashur që t’ia kthente luftën me luftë.
Balakrishnan ballafaqohet me akuza të shumta, duke përfshirë edhe 4 dhunime, 3 sulme me pasoja të rënda, sjellje brutale ndaj fëmijës, etj.

Gjykimi vazhdon!

(Kosova Sot)