Zbulohet piramida e parë në Spanjë!

  • 25 November 2015 - 23:14
Zbulohet piramida e parë në Spanjë!

Një arkeolog amator me emrin Manuel Abril beson se ka zbuluar mbetjet e një piramide në regjionin Cuenca të Spanjës. Duket se, përpos në Bosnjë, piramidat dikur ekzistonin në tërë Evropën. Bëhet e ditur se piramida spanjolle gjendej në bregun e njohur si  El Cabezuelo.

Studimet e bëra nga ajri tregojnë se mbetjet e kësaj piramide me të vërtetë lënë përshtypjen se dikur moti, paraqitnin themelin e një ngrehine me formë të piramidës. Edhe pse ky zbulim ende nuk është certifikuar nga arkeologët zyrtarë, e as nuk është studiuar më në detaje, janë të shumtë ata që besojnë se bëhet fjalë për një zbulim sensacional. Për momentin mbeten enigmë ndërtuesit e piramidës, qëllimi i ndërtimit të saj, si dhe faktikisht, çdo gjë rreth kësaj piramide.

(Kosova Sot)