A mundet “droni” t’ua shëtisë qenin?

  • 26 November 2015 - 09:28
A mundet “droni” t’ua shëtisë qenin?

Një e ardhme në të cilën fluturaket automatike mund t’ua kryejnë punët e përditshme, mund të mos jetë tepër larg, sa mund të mendoni.

Fluturaket pa pilot kohëve të fundit janë duke gjetur aplikim të shumanshëm, nga bërja e fotove nga ajri, e deri te vrasja e kundërshtarëve politikë. Por, këto pajisje munden, me kohë, të bëhen më të vogla dhe më të lira, kështu që një ditë, ta posedosh një “dron”, do të jetë normale, sikur sot që është ta kesh një veturë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Eksperti Jeff Myers ka vendosur që ta paraqes një mundësi të përdorimit të “droneve”, p.sh. për ta kryer një detyrë të përditshme të shumë perëndimorëve: shëtitjen e qenit.

Myers e programoi “dronin” që ta bënte një xhiro në fqinjësi, duke e shëtitur edhe qenin e racës golden retriever, i cili ishte lidhur me konop. Por, lidhëset mund të shkaktojnë probleme, prandaj do të ishte mirë sikur të kishte një vend apostafat për shëtitjen e qenve.

(Kosova Sot)