Shkencëtarët zbulojnë si të konvertojnë dritën në materie

  • 26 November 2015 - 14:09
Shkencëtarët zbulojnë si të konvertojnë dritën në materie

Shkencëtarët janë përpjekur në 80 vjetët e fundit të konvertojnë dritën në materie dhe duket se një grup nga Imperial College of London më në fund ia ka dalë. John Archibald Wheeler dhe Gregory Breit ishin të parët që dolën me teorinë e shndërrimit të dritës në materie në vitin 1934, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ata thanë se ishte e mundur për nga ana teorike të ndaje atomet e dritës dhe t’i ktheje në një proton dhe elektron. Pavarësisht mosbesimit të fizikanëve modernë, shkencëtarët e Imperial College kanë treguar se teoria mund të vihet në praktikë.

Shkencëtarët thonë se është tashmë e mundur të rikrijohet diçka që ndodhi në 100 sekondat e para të krijimit të universit. Nëse tregohet i saktë, ky do të jetë njëri ndër zbulimet më të mëdha të shekullit të ri.

(Kosova Sot)