Zbulohen piramidat e “humbura” egjiptiane

  • 26 November 2015 - 22:07
Zbulohen piramidat e “humbura” egjiptiane

Duket se piramidat antike egjiptiane, të cilat konsideroheshin si të humbura, të cilat lënë nën hije piramidat në rrafshinën e Gizës, janë megjithatë reale. Këto piramida mund ta ndryshojnë tërë atë që dimë rreth historisë së Egjiptit të lashtë. Piramidat misterioze, të zbuluara në vitin 2012 nga kërkuesja amerikane Angela Micol, në fillim nga shumë njerëz ishin klasifikuar si false, vetëm si maja me rërë, e jo struktura të bëra nga njeriu. Por, 34 harta të rralla, antike, mund të dëshmojnë se këto struktura mund të jenë mbetje të piramidave më të mëdha sesa ato në rrafshinën e Gizës. Sipas pamjeve satelitore, njëra ndër piramidat e sapozbuluara është e madhe sa tri herë Piramida e madhe e Gizës.

“Është parë se, në disa harta të vjetra, këto struktura janë regjistruar si piramida”, ka deklaruar Micol.

(Kosova Sot)