Re të çuditshme paraqiten në qiellin e SHBA-së

  • 27 November 2015 - 22:27
Re të çuditshme paraqiten në qiellin e SHBA-së

Ditëve të fundit, në qiellin e SHBA-së janë vërejtur disa re të çuditshme. Derisa astronomët ishin në kërkim të kometës c/2014 US10 Catalina, në qiell u vërejtën formacione me të vërteta bizare të reve. Shpjegimi zyrtar thotë se bëhet fjalë për një raketë japoneze, e cila bartë një satelit komunikimi. Ky shpjegim, i ngjarjes që tronditi amerikanët, thotë se Japonia kishte lansuar të enjten në mëngjes raketën H-2A që bartte satelitin komunikues “Telstar 12 Vantage”. Ky fenomen u vërejt të paktën në gjashtë shtete federale amerikane.

“Isha duke shikuar kometën Catalina para lindjes së diellit, kur vërejta këtë gjë në mes të rrugës drejt Venerës”, raporton Glen Wurden nga Los Alamos, Nju-Meksiko.

(Kosova Sot)