Me qindra njerëz shohin një UFO mbi Teksas

  • 28 November 2015 - 12:40
Me qindra njerëz shohin një UFO mbi Teksas

Janë me qindra njerëzit që kanë raportuar ta kenë parë një objekt të paidentifikuar, duke shndritur në qiellin mbi Hjuston, Teksas. Dhe, nuk është prezantuar vetëm një pamje. Fotografitë dhe xhirimet e kësaj ngjarjeje kanë filluar të qarkullojnë në mediet sociale aq shumë, saqë “Huffington Post”  bëri më pas një anketë rreth kësaj teme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Disa nga fotot më të mira janë bërë nga muzikanti Andrew Pena, i cili thotë ta ketë parë ndriçimin spektakular, derisa ishte duke vozitur dhe nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për një UFO, derisa i kishte shikuar fotot dhe incizimet në shtëpi.

Dr. Carolyn Summers, zyrtare e astronomisë në Muzeun e Hjustonit për shkenca natyrore, thotë se, në raste të këtilla, është vështirë të demantohet se nuk kemi të bëjmë me UFO, por po ashtu nuk ka dëshmi “të prekshme” se me të vërtetë objekti në qiell ishte një UFO. Ndër mundësitë e tjera përmenden balonat e motit, reflektimi i dritës nga rruga, nga stadiumi, apo ndonjë fluturake sekrete. 

(Kosova Sot)