Janë gjetur mbetjet e alienit, që ka pasur shumë ngjashmëri me njeriun

  • 28 November 2015 - 21:10
Janë gjetur mbetjet e alienit, që ka pasur shumë ngjashmëri me njeriun

Janë gjetur mbetjet e një krijese shumë të çuditshme në Gjermaninë Veriore, në afërsi të vendit ku në vitin 2001 ishte gjetur një objekt në formë disku, që besohet të jetë më i vjetër se 3600 vite. Shkencëtarët kanë thënë që mbetjet e gjetura i përkasin një krijese jashtëtokësore, e cila ka jetuar para rreth 3.000 viteve dhe ka pasur shumë veti të njerëzve. Ata kanë vazhduar, duke thënë që kjo krijesë ka qenë rreth një metër e gjatë dhe ndonëse janë të sigurt që nuk ka qenë njeri ‘shtatshkurtër’, këmbëngulin që analizat e ADN-së kanë treguar që kjo krijesë ka qenë gjenetikisht shumë e ngjashme me njeriun. Gjetja e diskut në vitin 2001 llogaritej si njëri ndër zbulimet më të mëdha të jashtëtokësorëve, që është bërë ndonjëherë në Gjermani. 

(Kosova Sot)