Gjendet ekosistemi “jashtëtokësor” nën akullin e Antarktikut

  • 30 November 2015 - 15:14
Gjendet ekosistemi “jashtëtokësor” nën akullin e Antarktikut

Nën mbulesën e akullt të Antarktikut, shkencëtarët kanë gjetur organizma të vegjël, të gjallë, që ushqehen me materie inorganike, gjë që dëshmon se jeta është e mundshme edhe në rrethana ekstreme, sikur që mbretërojnë në planetët e tjerë të sistemit diellor, sidomos në Mars. Bëhet e ditur se një ekosistem i tërë jeton në një liqen i cili gjendet në thellësinë prej 800 metrash nën akull edhe pse me miliona vite këtu nuk kanë depërtuar rrezet e diellit dhe ajri i freskët.

"Kjo është dëshmia e parë dhe evidente që nën mbulesën e akullt të Antarktikut nuk ekziston vetëm jeta, por edhe një ekosistem aktiv, për çka kemi supozuar shumë vite më parë", thotë udhëheqësi i studimit, Brent Kristner, profesor i biologjisë në Universitetin shtetëror në Luiziana.

"Për herë të parë kemi ardhur në Antarktik, dhe në vendin e parë që kemi shpuar, kemi gjetur jetë. Kjo nënkupton se jetë mund të ketë edhe jashtë planetit tonë, p.sh. në satelitin e Jupiterit, Evropë”, thotë ai.

(Kosova Sot)