Ku shkojnë shpirtrat pas vdekjes?

  • 30 November 2015 - 19:31
Ku shkojnë shpirtrat pas vdekjes?

Pjesa më e vështirë e ekzistencës njerëzore është të kuptuarit e mortalitetit dhe të kuptuarit e faktit që ne jemi të lidhur për të tjerët dhe për procesin e vetë jetës sonë. Natyra shpirtërore është rezultat natyror i vetëdijes, pasi ne duhet ta kuptojmë një gjë si vdekja, që në esencë duket shumë e padrejtë.

Ku shkon shpirti pas vdekjes së një individi?

Disa e quajnë parajsë, e disa thonë që nuk ka shpirt. Krejt kjo varet nga besimet shpirtërore dhe fetare. Ka edhe të atillë që besojnë në reinkarnacion, të cilët kanë një pikëpamje krejtësisht tjetër, në lidhje me vendin ku shkon shpirti, pasi përfundimisht të jetë ndarë nga trupi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Eksperiencat pranë vdekjes

Në fakt, ndër dëshmitë më të forta (nëse mund të konsiderohen të tilla) për mënyrën e largimit të shpirtit nga trupi janë eksperiencat pranë vdekjes. Njerëzit që kanë përjetuar eksperienca të tilla kanë thënë që për një moment kanë pasur mundësi ta shohin trupin e tyre të shtrirë në shtrat, nga një pikë më e lartë e dhomës, apo vendit ku trupi i tyre ishte ndarë nga shpirti. Pas këtij momenti, shumica prej tyre kanë pretenduar që shpirti kishte filluar të bredhte nëpër lokacione të ndryshme – disa thonë nëpër një tunel me dritë të pashuar e disa të tjerë pretendojnë të kenë vizituar hapësira të këndshme në natyrë.

Shumica prej njerëzve që kanë pasur përvoja të tilla raportojnë që drita, në fakt, kishte ardhur nga krijuesi, në ekzistencën e të cilit kishin besuar sa kishin qenë në tokë. Disa madje flasin edhe për takimet me të afërmit e tyre të vdekur. Ata më pas thonë që pasi të takohen me dritën e pashuar dhe me familjarët e vdekur, para syve të tyre del një rishikim i jetës, duke iu shfaqur çdo moment i rëndësishëm në jetën e tyre.

Teoritë e vendndodhjes së shpirtrave të njerëzve të vdekur

Raportimet e tjera të njerëzve thonë që shpirtrat mblidhen në një hapësirë të madhe, ku presin për ta bërë zgjedhjen se në çfarë jete dëshirojmë të shkojmë. Dhe, nëse vendosim të besojmë në këtë teori, atëherë thënia ‘historia përsëritet’ mund të jetë e bazuar në faktin që edhe shpirtrat riciklohen, duke u kthyer në trupin e një njeriu, pasi të kenë përfunduar punë në trupin e një njeriu tjetër. Mirëpo, kjo teori lë shumë gjëra të paqarta, ndër të cilat është edhe çështja se çka kanë bërë shpirtrat në kohën kur në tokë ka pasur shumë më pak njerëz. Pra, a kanë qenë duke pritur që numri i popullsisë të rritet?

Në anën tjetër, fetë monoteiste pajtohen në shumë çështje sa i përket ekzistencës së shpirtit dhe vendndodhjen e tij pas largimit nga trupi. Besimet e tilla janë të prera në pretendimin që një shpirt mund të jetojë në vetëm një trup, pra nuk kemi të bëjmë me riciklim trupash nga ana e shpirtit dhe thonë që pas ndarjes nga kjo botë, shpirtrat presin për një ditë të caktuar gjykimi, kur edhe u kumtohet vendi se ku do të shkojnë e të qëndrojnë përjetësisht.

(Kosova Sot)