Kompania pretendon t’i ringjallë të vdekurit, pasi t’ua ngrijë trurin

  • 30 November 2015 - 20:51
Kompania pretendon t’i ringjallë të vdekurit, pasi t’ua ngrijë trurin

Ideja e ngrirjes së mbetjeve të një personi pas vdekjes së tij me shpresën që ata mund të kthehen në jetë në të ardhmen nuk është një gjë e re, mirëpo një kompani me bazë në Los-Anxhelos, ‘Humai’, që për qëllim ka ngrirjen e vetëm trurit të njeriut, beson që do të jetë në gjendje që ta ringjallë personin në fjalë përbrenda tridhjetë vjetësh, duke e transformuar vetëdijen në një trup artificial, në mënyrë që ai person më pas të jetojë përgjithmonë.

 “Fillimisht do të mblidhen informacione të rëndësishme nga jeta e subjektit për vite të tëra, para vdekjes së tij”, ka thënë themeluesi i kompanisë Josh Bocanegra. “Pas vdekjes së personit, duke përdorur teknologjinë, ne do ta ngrijmë trurin e tij. E, pasi që teknologjia të zhvillohet plotësisht, ne do ta nxjerrim trurin, për ta vendosur në një trup artificial”.

Megjithatë, pritet të shihet nëse kjo gjë mund të arrihet brenda tri dekadash.

(Kosova Sot)