A është parë një UFO në Hënë?

  • 30 November 2015 - 22:21
A është parë një UFO në Hënë?

Një ndjekës i UFO-ve pretendon të ketë kapur prova të ekzistencës së një civilizimi në Hënë, pasi ka gjetur një dritë të çuditshme, që duket sikur ndalet e ndizet vazhdimisht.

Përdoruesi, që e quan veten ‘UFOvni2012’ e ka postuar videon e çuditshme të dritës së gjelbër duke u sjellë nëpër kraterin Aristarchus.

Reagimet pas publikimit të videos kanë qenë nga më të ndryshmet, me shumë njerëz që kanë lavdëruar përpjekjet e përdoruesit, duke e cilësuar atë si revolucionar, që po mundohej t’i mbante të informuar njerëzit. Megjithatë, ka pasur edhe të atillë që mendojnë se drita, që duket si puls lëvizës të jetë krijuar si pasojë e efektit të dritës.

(Kosova Sot)