Sinjalet e kapura nga teleskopi mund të jenë mesazhe nga jashtëtokësorët

  • 30 November 2015 - 23:12
Sinjalet e kapura nga teleskopi mund të jenë mesazhe nga jashtëtokësorët

Pesë sinjale misterioze nga jashtë Rrugës së Qumështit mund të jenë dërguar nga një civilizim jashtëtokësor. Të paktën kështu pretendon njëra nga teoritë e astronomëve, që po përdoret për ta shpjeguar serinë e ‘valëve të radios’. Sinjalet e fundit, që janë kapur nga një teleskop në Australi, përfshijnë edhe një shpërthim të dyfishtë, që ndiqet nga katër shpërthime të njëpasnjëshme.

Emily Petroff nga Universiteti i Suinbërnit, që ka kontribuuar në zbulimin e këtyre pulseve, ka thënë që këto skema mund të çojnë në zbulime shumë të rëndësishme.

 “Nuk e kemi idenë se çka është duke ndodhur, mirëpo jemi të sigurt që kemi të bëjmë me diçka shumë të çuditshme dhe interesante”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Misteri qëndron në faktin se nuk dihet nëse ka ndonjë gjë tokësore që mund të prodhojë një sinjal kaq të mprehtë e kaq të shkurtër. Pra, njohësit e këtyre fushave pretendojnë që kemi të bëjmë me diçka jashtëtokësore.

(Kosova Sot)