Japonia zien nga tregimet rreth shpirtrave të cunamit

  • 01 December 2015 - 11:23
Japonia zien nga tregimet rreth shpirtrave të cunamit

Pas cunamit të vitit 2011, që mbyti më shumë se 20.000 njerëz, Japonia është përfshirë nga shumë raste që kanë të bëjnë me shpirtra, posedime nga djajtë, si dhe me ekzorcizëm. Kaneda, prifti kryesor i një tempulli të budizmit zen, thotë se personalisht ka pastruar disa njerëz, të cilët ishin të pushtuar nga shpirtrat e viktimave të cunamit. Disa ekspertë thonë se, prapa tërë këtyre ngjarjeve, mund të jetë kulti japonez i paraardhësve. Shumë japonezë mbajnë dërrasa përkujtimore për paraardhësit e tyre të vrarë, që quhen “ihai”. Në njëfarë mënyre, japonezët i konsiderojnë ende të gjallë paraardhësit e tyre të vdekur. Duke e ditur këtë, një botues librash, i cili nuk beson në të mbinatyrshmen, ka organizuar leximin e tregimeve me shpirtra, ku banorët lokalë mund t’i tregojnë tregimet e tyre, si një formë të terapisë. "Ne ofrojmë një alternativë, duke iu ndihmuar njerëzve me anë të literaturës", thotë ai. Një japonez i vë edhe sot e kësaj dite hulumton fundin e detit, në kërkim të gruas së tij, e cila vdiq gjatë cunamit.

(Kosova Sot)