Gruaja e re vdes pas ekzorcizmit

  • 01 December 2015 - 21:47
Gruaja e re vdes pas ekzorcizmit

Një grua e re ka vdekur pasi që prindërit e saj thuhet ta kenë nënshtruar atë ndaj ekzorcizmit, për t’ia larguar dreqin që i kishte hyrë në trup. 22 vjeçja me emrin Jaqueline Sanchez nga Belize, Amerika qendrore, vdiq si pasojë e ndaljes së punës së zemrës. Mediat lokale thonë se trupi i saj ishte ngritur pezull në ajër brenda në kishë dhe se ajo kishte folur me një zë burri. Ato po ashtu bëjnë me dije se, gjatë performimit të ritualit fetar, gruaja ishte aq e shqetësuar, sa që duhej të tjerët ta mbanin me dhunë. Prindërit e saj kishin filluar që të dyshonin se bija e tyre ishte pushtuar nga djajtë, pasi që kohët e fundit, ajo kishte vuajtur nga sëmundje të ndryshme, sikur p.sh. nga konvulsionet dhe histeria. Pas ekzorcizmit, gruas iu zu fryma, e më pas mjekët konstatuan se iu kishte ndalë edhe puna e zemrës. Raporti zyrtar thotë se gruaja vdiq “nga shkaqet natyrore”.

(Kosova Sot)