Krijesat e vogla, të kaltra

  • 05 February 2016 - 10:10
Krijesat e vogla, të kaltra

Një djalosh 15-vjeçar kishte vërejtur një shkëlqim të portokalltë afër një shkurreje. Ai mori qenin dhe u nis ta hetonte atë dritë. Qeni u shqetësua dhe menjëherë iki në shkurre. Djali më pas u kaplua nga konfuzioni, duke pasur një kohë gjatë të cilës nuk i kujtohej asgjë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Atij i kujtohej një hut që kishte fluturuar prapa tij, por e kishte humbur interesimin për dritën e portokalltë dhe ishte larguar. Pas disa viteve ai i ishte nënshtruar hipnozës dhe i ishte kujtuar ta kishte parë një objekt të ndritshëm afër tokës, derisa shkurrja kishte lëvizur sikur të kishte stuhi. Ai ishte frikësuar dhe kishte ndier se diçka ishte duke iu afruar.

Ai kishte hetuar se në të dy duart e kishin kapur disa kthetra dhe, më pas, ishte futur në një anije të çuditshme kozmike. Atij i kujtohen më pas disa krijesa të kaltra “galiç”, të cilat e kishin marrë dhe ia kishin futur një gyp në fyt. 

(Kosova Sot)