“Një fluturake sa kamioni rrinte pezull mbi shtëpinë time”

  • 05 February 2016 - 10:13
“Një fluturake sa kamioni rrinte pezull mbi shtëpinë time”

Një person nga Miduest Siti, Oklahoma, ka deklaruar se ka parë një objekt të madh e të rrumbullakët, me madhësi sa të kamionit, duke qëndruar pezull mbi shtëpinë e tij, pa bërë zhurmë. Më pas ai objekt me të shpejtë kishte lëvizur në veri, ku edhe ishte zhdukur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dëshmitarja dhe familja e saj sapo ishin kthyer në shtëpi dhe ishin duke qëndruar jashtë në një verandë rreth orës 21:30 të 29 qershorit, të vitit 2013, kur u pa objekti për herë të parë. Dëshmitari kishte dashur të shikonte yjet, kur e kishte vërejtur objektin në fjalë.

Ai thotë se objekti dukej sikur digjej, por nuk shihej as zjarr, e as tym. Pamja e objektit ishte e ndryshueshme. Ai kishte ftuar një mik që ta shikonte atë objekt, ku edhe ai e kishte parë dhe e kishin përcjellë objektin në fjalë, derisa ishte larguar papritmas. E tëra zgjati rreth 30 sekonda, thotë personi, i cili shton se me siguri të plotë mund të thotë se objekti nuk ka qenë avion, apo helikopter. 

(Kosova Sot)