Përbindëshi i Elizavillit

  • 05 February 2016 - 10:18
Përbindëshi i Elizavillit

Elizavilli është një qytet i vogël në rrethin Boun, Indiana, i cili e ka një sekret të ndytë. Shumë njerëz kanë vdekur këtu. Qyteti ka katër varreza dhe shumë vetura të braktisura, të parkuara anash rrugës. Nëse shëtisni fushave, mund të hasni në eshtra njerëzish. Autoritetet lokale disa herë kanë zhvilluar hetime, por nuk kanë gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur padi ndaj ndonjë qytetari, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ata që kanë vozitur nëpër këtë qytet midis orës 1:00  dhe 3:00, flasin për një humanoid gjigant, i cili duket të jetë gjysmë bishë, e gjysmë njeri. Një dëshmitar tash së fundi përshkruan një takim me këtë përbindësh.

Ai thotë se nuk ka parë vetura të braktisura, as krijesa të çuditshme nëpër fusha, por disa gjëra të tjera, me të vërtetë të frikshme: gjysma e një fushe të misrit ishte rrëzuar përtokë, aty ishte një shtëpi e frikshme, ku shiheshin shenja të ndryshme të veturave. Më pas personi kishte parë edhe një kokë të prerë njeriu. Nuk kishte guxuar t’i afrohej...

(Kosova Sot)