Ja si e mallkonin njerëzit njëri-tjetrin përgjatë historisë (1)

  • 05 February 2016 - 17:02
Ja si e mallkonin njerëzit njëri-tjetrin përgjatë historisë (1)

Pa marrë parasysh a mbështeten njerëzit te shteti, apo e marrin ligjin në duart e veta, ideja e hakmarrjes së justifikueshme është e vjetër sa edhe vetë njerëzimi

Por, nëse jeni i dobët dhe nuk mund të hakmerreni, atëherë ndaj atyre që ju kanë bërë keq, ju mbetet vetëm mundësia e mallkimit.

Ja disa nga mënyrat më të dalluara të mallkimit nëpër shekuj

Tabelat romake të mallkimit

1- curse tabletNë Britani, gjatë sundimit romak, ishte relativisht lehtë që ta mallkoje dikë. E tëra që të duhej, ishte pak plumb (nëse nuk kishe plumb, punë bënte edhe druri, apo guri) dhe diçka për të shkruar në të. Këto quheshin tabela të mallkimit. Thjesht, zgjidhej njeriu të cilin duhej mallkuar, e më pas të jepeshin detaje se çka dëshirohej t’i ndodhte atij personi. Disa nga mallkuesit hynin në detaje të shumta” ... përderisa dikush, qoftë skllav, apo i lirë, të heshtë, apo të dijë diçka rreth kësaj, le të jetë i mallkuar gjaku i tij, sytë e tij, çdo gjymtyrë, bile edhe zorrët iu kalbshin, nëse e ka vjedhur atë unazë”.

Pasi që shkruhej, tabela duhej vënë diku. Zakonisht tabelat e mallkimit viheshin aty ku ndonjë perëndi pagane mund ta shihte më lehtë. P.sh. në një lokalitet në Angli janë gjetur më shumë se 130 tabela të tilla, trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.

Syri i keq

Image

A ju ka rastisur ndonjëherë që ndonjë i huaj, t’ju shikojë me një shikim depërtues e të çuditshëm, pa marrë parasysh se ju nuk i keni bërë asgjë atij/asaj? Sot mund të mendonit se një njeri i tillë është budalla, por në të kaluarën mendimi i parë që duhej të të vinte ndërmend, ishte se ai person të bënte magji me anë të syrit të keq. Kush e kishte syrin e keq, mjaftonte që ta shikonte viktimën, për t’i bërë keq asaj, edhe nëse personi me sy të keq nuk e kishte atë qëllim.

Njerëzit më të ndjeshëm ndaj syrit të keq ishin bebet dhe fëmijët, meqë të gjithë i kishin sytë tek ta. Mendohej se dashuria e tepërt tërhiqte vëmendjen e syrit të keq, prandaj mënyra më e mirë për ta larguar syrin e keq, ishte pështymja e fëmijës në fytyrë.

Mallkimi i librave

6- book curseNë mesjetë, para se të ekzistonin shtypshkronjat, librat ishin të rrallë dhe të çmueshëm. Ishte mund i madh ta shkruaje një libër, prandaj gjëja e fundit që doje, ishte që ndokush të hynte në shtëpinë tuaj gjatë natës duke ua vjedhur librat. Prandaj, nuk ju mbeste asgjë tjetër, pos paraprakisht ta mallkonit vjedhësin potencial të librave tuaj.

Zakonisht, mallkimin e librit e shkruante vetë shkruesi i librit, duke e vendosur në fillim të tij. Shkrimtarët kishin lirinë që ta përdornin imagjinatën e tyre në përpilimin e mallkimeve. E, kur dihet se sa hiqnin shkruesit e librave për ta shkruar një libër, atëherë ata nuk e kursenin gjuhën duke mallkuar hajnat potencialë. Ja një shembull i këtij mallkimi, që është gjetur në një libër në një manastir të Barcelonës,  trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Të gjithë ata që e vjedhin këtë libër, apo që e huazojnë pa ia kthyer më pas pronarit të tij, atëherë libri u shndërroftë në gjarpër dhe e  copëtoftë deri në vdekje. I tilli vajtoftë në vuajtje derisa i daltë shpirti. E, kur të vijë koha e dënimit përfundimtar, zjarri i ferrit e djegtë atë përgjithmonë”.

(Kosova Sot)