Hibridët midis njerëzve dhe qenve janë realitet

  • 05 February 2016 - 21:19
Hibridët midis njerëzve dhe qenve janë realitet

Në një laborator ilegal në Vankuver të Kanadasë, pas një pune të rëndë, shkencëtarët ia kanë dalë ta bëjnë zbulimin e shekullit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ilaç kundër kancerit, apo për ndonjë ilaç për mundjen e vdekjes. Ky zbulim është më “i keq”. Shkencëtarët ia kanë arritur që t’i kryqëzojnë njerëzit me qentë, duke krijuar kështu kafshë manare për njerëzit më të pasur në botë. Dr. Paul Bradshaw, 54-vjeçar, nga Instituti “Hartman Collinge”, thotë se kafshët e tilla hibride blihen nga personat e pasur, të cilët i kanë të gjitha dhe janë në kërkim të diçkaje të veçantë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Grupet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve janë alarmuar, ku aktivistja Pauline Crosby, 34-vjeçare, thotë se tmerrohet nga ideja që fëmijët e saj ta shohin një krijesë të tillë. E, në anën tjetër, më të pasurit e botës nuk mërziten fort. Tani qeni manar i fëmijës së tyre, përpos që i bën shoqëri, i lexon fëmijës edhe përralla për natë të mirë. Një kafshë e tillë hibride me njeriun, kushton rreth 50 milionë dollarë.

(Kosova Sot)