Vërehet një UFO në formë cigareje afër Venerës

  • 06 February 2016 - 10:01
Vërehet një UFO në formë cigareje afër Venerës

Një britanik bën me dije se, derisa ishte duke vështruar qiellin me një teleskop “Pulsar Recon 550”, kishte vërejtur diçka të çuditshme. Ai thotë se është vëzhgues i rregullt i qiellit. Kësaj here ai kishte vërejtur një objekt të gjatë, një UFO në formë cigareje, që gjendej afër planetit Venerë. Ai e kishte shikuar këtë objekt për një copë herë. Më pas, shpejt e shpejt, kishte marrë pajisjet për incizim dhe e kishte incizuar atë për rreth 4 minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Objekti ishte duke lëvizur ngadalë nga njëri skaj, te skaji tjetër i Venerës. Më pas u paraqitën disa re dhe, kur ato u larguan, UFO-ja nuk ishte më aty. Britaniku tregon se, më vonë, pasi që kishte rënë në shtrat, kishte dëgjuar një zë që gumëzhinte, zë të cilin kurrë nuk e kishte dëgjuar më parë edhe pse jetonte në atë vend për një kohë të gjatë.

Ai thotë se askush përpos tij nuk e kishte dëgjuar atë zhurmë. Meqë, përpos zhurmës, ai kishte filluar edhe të harronte ku i linte gjërat, britaniku në fjalë mendon se UFO-ja kishte ndikuar direkt te ai, që t’ia fshinte memorien rreth momentit kur e kishte parë atë.

(Kosova Sot)