A na ndihmuan qentë që t’i mposhtnim neandertalët?

  • 06 February 2016 - 10:09
A na ndihmuan qentë që t’i mposhtnim neandertalët?

Zhdukja e neandertalëve shpesh i atribuohet konkurrencës me njerëzit modernë, të cilët pasi që kishin arritur në Evropë, duket t’i kishin shtyrë rivalët e tyre kah zhdukja për vetëm disa mijëra vjet. Derisa shumë paleontologë besojnë se paraardhësit tanë mbizotëruan për shkak të aftësive dhe armëve superiore, profesoresha Pat Shipman nga Universiteti shtetëror i Pensilvanisë mendon se ata kishin pasur nevojë për pak ndihmë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Asokohe, njerëzit modernë, neandertalët dhe ujqit, që të gjithë ishin gjuetarë të rryer dhe garonin midis vete në vrasjen e mamutëve dhe të barngrënësve të tjerë të mëdhenj", thotë ajo.
"Por, më pas ne krijuam aleancë me ujqit dhe, ky do të duhej të ketë qenë fundi i neandertalëve". Mendohet se njerëzit modernë kishin filluar me zbutjen e ujqve menjëherë pasi që kishin mbërritur në Evropë, kur edhe lindi shoku më i mirë i njeriut – qeni!

(Kosova Sot)