UFO-t e ngjitura krijojnë formën e rombit në kryeqytetin rus

  • 07 February 2016 - 18:41
UFO-t e ngjitura krijojnë formën e rombit në kryeqytetin rus

Së fundmi është publikuar një video, në të cilën shihet një grup i objekteve të paidentifikuara teksa fluturojnë në qiellin e Moskës. E incizuar në fund të muajit janar, video është realizuar nga një burrë i njohur si Timur dhe paraqet katër objekte që fluturojnë të ngjitur me njëri-tjetrin, pak kohë pasi që kishte rënë muzgu, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 “Kanë qenë katër topa të shndritshëm. Në të majtë ka qenë një top i kuq, tejet i shndritshëm, dy të tjerë me ngjyrë të bardhë në mes dhe një top më pak i shndritshëm në të djathtë. Të bashkuar ata krijonin formën gjeometrike të rombit. Kam jetuar në këtë zonë që dy vjet, mirëpo asnjëherë nuk kam vërejtur diçka të tillë”, ka shkruar në përshkrimin e videos Timur-i. 

(Kosova Sot)