Shkencëtarët fillojnë kërkimin për patatet, që mund të rriten në Mars

  • 07 February 2016 - 21:16
Shkencëtarët fillojnë kërkimin për patatet, që mund të rriten në Mars

Astronautët dhe shkencëtarët e kanë seriozisht, kur flasin për shkuarjen e njerëzve në Planetin e Kuq, e, sa për ta dëshmuar seriozitetin e tyre në këtë çështje, ata kanë filluar edhe kërkimet për ushqimet që do të rriteshin në hapësirën e Marsit. Natyrisht, si njëri prej ushqimeve më të popullarizuara, e para që ju ka shkuar në mend është patatja dhe si rrjedhojë shkencëtarët e NASA-s kanë filluar hulumtimet në Peru, vendi që njihet si shteti i parë që ka filluar me prodhimin e patateve. Shkencëtarët janë grumbulluar në Qendrën Ndërkombëtare të Patates, ku edhe po i shikojnë shumicën prej afro 4000 llojeve të patateve për të nxjerrë si përfundim llojin me mundësinë më të lartë për t’u rritur në Planetin e Kuq.

(Kosova Sot)