Katër raste të famshme të njerëzve-ujqër

  • 08 February 2016 - 10:02
Katër raste të famshme të njerëzve-ujqër

Rastet e raportimeve për njerëzit-ujqër janë të shpeshta, ndërsa më poshtë kemi renditur disa nga më të famshmit prej këtyre rasteve

Jean Grenier

Gjatë pranverës së vitit 1603 në Gaskoni ishte shpërndarë terrori. Një numër i madh fëmijësh, shumica e të cilëve në moshë fare të vogël, kishin filluar të zhduken. Më vonë ishte bërë e ditur që fajtor për zhdukjen e këtyre fëmijëve ishte pikërisht Jean Grenier, që, pasi që ishte zhdukur në moshë të re, kishte filluar të jetojë si njeri-ujk. Në fakt, për ekzistencën e kësaj specie ka pasur edhe dëshmitarë, pasi që një vajzë në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare e kishte parë këtë bishë teksa kishte shqyer një foshnje me dhëmbët e tij të mprehtë,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Njerëzit-ujqër të Benandantit 

Në vitin 1692 në territorin e atëhershëm të Livonisë, në lindje të Detit Baltik ishte përhapur fjala për ekzistencën e një njeriu-ujk, i cili për një kohë të gjatë kishte terrorizuar banorët e fshatit. Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, numri i njerëzve-ujqër, në zonën e njohur si Benandanti, ishte rritur më të madhe, duke e bërë të pasigurt lëvizjen në atë zonë. Ka pasur shumë raste kur njerëzit janë përballë me krijesa të tilla dhe kanë arritur të mbijetojnë vetëm falë armëve që zjarrit që i kanë pasur me vete.

Image

Gilles Garnier

Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, komuna e Doles kishte dalë me një deklaratë publike, ku u jepte urdhër të gjithë qytetarëve që ta vrisnin një njeri-ujk, në rastin e parë që do të binin në kontakt të drejtpërdrejtë me të. Kjo deklaratë kishte ardhur pas zhdukjes së një numri të madh fëmijësh, të cilët ishin gjetur të shqyer nëpër zona të ndryshme të rrethinës së Doles. Më vonë, policia lokale e kishte identifikuar njeriun-ujk, i cili më pas i kishte pranuar të gjitha të bëmat e tij.

Image

Njeriu-ujk i Pavias

Në vitin 1541, në Pavia të Italisë, një fermer, i cili jetonte një jetë të dyfishtë, pra ishte njeri-ujk, kishte filluar të terrorizojë gjithë fshatin, duke shqyer këto që i dilte para. Pasi që ishte kapur nga policia lokale, maniaku kishte thënë që dallimi i vetëm në mes tij dhe ujkut të vërtetë ishte se ujkut i rriteshin qimet nga brenda jashtë, ndërsa atij i rriteshin nga jashtë brenda, pra i futeshin në gjak e mish.

Image

(Kosova Sot)