Vendet misterioze, për të cilat nuk keni dëgjuar më parë

  • 08 February 2016 - 12:10
Vendet misterioze, për të cilat nuk keni dëgjuar më parë

Falë përparimit të shkencës, në botë ka gjithnjë e më pak mistere. Por, janë disa prej tyre që ende kanë mbetur të mistershme, bile edhe fare pak të njohura.

Xinjian

Në këtë qytet ekziston një zonë misterioze, ku janë zhvilluar shumë dukuri paranormale. Askush nuk ka dhënë kurrë ndonjë shpjegim të qëndrueshëm rreth kësaj zone, e cila njihet me emrin “zona, apo qyteti i demonit”. Kur dikush e viziton këtë zonë gjatë pasdites, atëherë mund ta dëgjojë zërin e miliona kitarave, duke bërë muzikë në të njëjtën kohë, gjë që është me të vërtetë e frikshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Gërmadhat nënujore në Japoni

Këto gërmadha gjenden nën ujë, në brigjet jugore të zonës Jonaguni në Japoni. Është vlerësuar se këto gërmadha janë të vjetra më shumë se 9000 vjet. Një numër i madh shkencëtarësh kanë konfirmuar se këto gërmadha janë të bëra nga njeriu dhe gjenden nën ujë si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Image

Gurët e Baalbekut

Tempulli më i madh nga koha e Perandorisë Romake, gjendet në zonën e Baalbekut. Ekzistojnë edhe disa të tjerë në Greqi, por ky tempull me të vërtetë është i ndryshëm dhe “i dyshimtë”. Askush nuk e ka idenë pse ky tempull ishte aq i rëndësishëm dhe i veçantë për romakët.

Image

Maçu Pikçu

Ky lokacion gjendet në majë të një mali, i mbuluar nga të gjitha anët me male. Me mijëra vite ky vend ka mbetur i pandryshueshëm dhe misterioz. Ai ishte pjesë e Perandorisë së Inkasve. Gurët e ndërtesave të këtij lokaliteti janë aq të ngjeshur midis vete, saqë midis tyre nuk mund të depërtojë as buburreci. Është vlerësuar se këto ndërtesa i takojnë vitit 1450 para erës së re.

Image

Bregu koralor, monumenti i dashurisë së humbur

Me të vërtetë është e mistershme sesi një njeri i vetëm ndërtoi një strukturë kaq të lartë për dashurinë e tij të humbur, duke përdorur vetëm koralet dhe gurët e gdhendur. Kjo ngrehinë  është ndërtuar nga një njeri i quajtur Leedskalnin në vitin 1923. I tërë monumenti ka një strukturë misterioze dhe dizajni i tij është me të vërtetë inteligjent.

Image

(Kosova Sot)